Vol. I
Nr. 173
viti 2026 i pavarësisë
Ike Dervishi, rreth 71 vjeç, vdes pas përplasjes me motor në rrugën Çermë-Divjakë
Pse humbi jetën një grua duke kaluar rrugën nacionale?
DIVJAKË — Një grua rreth 71-vjeçare ka humbur jetën paraditen e së hënës në rrugën nacionale Çermë-Divjakë, pasi një motocikletë e goditi teksa po kalonte nga njëra anë e rrugës në tjetrën. Viktima u identifikua si Ike Dervishi.
Drejtuesi i motoçikletës, Leandro Xhillari, 22 vjeç, u ndalua nga policia menjëherë pas aksidentit. Ngjarja po hetohet nga autoritetet.
Burim: Almakos
— Redaksia ZHURMA
Bisedoni
Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.