Aktori Gjergji Lala vdes në spitalin e Romës, familja akuzon neglizhencën
Pse Prokuroria italiane hap hetim për vdekjen e aktorit shqiptar?
ROMA — Aktori shqiptar Gjergji Lala, i lindur në Lushnje më 1947, vdiq në Poliklinikën "Umberto I" ndërsa kishte 78 vjeç. Familjarët e tij kallëzuan spitalin pranë prokurorës italiane, duke pretenduar se nuk u dhanë ndihmën mjekësore të nevojshme. Prokuroria e Romës hapi procedim për veprën penale të "vrasjes nga pakujdesia".
Gjergji Lala kishte mbërritur në spital në gjendje të rënduar, me probleme serioze në veshka dhe pas ndërhyrjes kirurgjikale për tumor në fshikëzën urinare. Gjatë qëndrimit, gjendja u komplikua më tej me frakturë femuri dhe infeksione bakteriale të cilat dobësuan ndjeshëm organizmin e tij. Familja pretendon se përkeqësimi ishte pasojë e mungesës së kujdesit mjekësor.
Aktori ishte i njohur për rolin në filmin "Liri a vdekje" dhe për pjesëmarrje në produksione ndërkombëtare si "Don Matteo" dhe "House of Gucci". Prokuroria italiane pritet të analizojë rezultatet e autopsisë për të përcaktuar shkaqet e sakta të vdekjes. Për momentin, nuk ka persona nën hetim.
Burim: Almakos
— Redaksia ZHURMA
Bisedoni
Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.