Sport Sport

Çfarë rivalësh morën Elbasani, Vllaznia dhe Dinamo City në Conference League?

Kush i pret skuadrat shqiptare në raundin e parë kualifikues të Europës?

Çfarë rivalësh morën Elbasani, Vllaznia dhe Dinamo City në Conference League?
Foto: hayati ilker ergün / Pexels

NION — Tre klubet shqiptare të Superiores që do garojnë në UEFA Conference League e njohën fatin sot në shortin e hedhur në Nion të Zvicrës. Elbasani, nënkampion i Shqipërisë, do të përballet me Bate nga Bjellorusia. Dinamo City takohet me ekipin kazak të Astanës, ndërsa Vllaznia luan kundër Malishevës së Kosovës — një përballje vëllazërore mes dy klubeve shqiptare.

Të treja skuadrat do të luajnë ndeshjet e para në shtëpi më 9 korrik. Sfidat e kthimit zhvillohen një javë më vonë, më 16 korrik, në transfertë. Kjo do jetë hera e parë që Malisheva dhe Vllaznia përballen në nivel europian.

Burim: Sportekspres, https://sportekspres.com/ekipet-e-superiores-mesojne-rivalet-per-ndeshjet-e-europes-vllaznia-ka-vellazerore-me-malisheven/
— Redaksia ZHURMA

Si ju la ky artikull?

Bisedoni

Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.

Vazhdo në dhomën live

Të gjitha →
  1. TRT largon komentatorin veteran për përzierje të ekipeve në Botëror
  2. Kush janë 15 basketbollistët e Kosovës për ndeshjet e Eurobasket 2029?
  3. Drenica ndan rrugët me trajnerin gjerman Thomas Brdarić
  4. Si bashkoi Lezha sportin me edukimin për Ditën Olimpike?

Vazhdo leximin