Gjendet i pajetë 5-vjeçari shqiptar në lumin Reuss
Pse u zgjat kërkimi i Tian Rahimit dhe çfarë dihet për aksidentin në gomone?
ZVICËR — Katër ditë pas zhdukjes dhe pas tri ditë kërkimesh intensive, është gjetur kufoma e vogëlushit pesëvjeçar shqiptar Tian Rahimi në lumin Reuss. Lajmin e konfirmuan për albinfo.ch burime nga vullnetarët e angazhuar në kërkim.
Tiani, me prejardhje shqiptare nga Maqedonia e Veriut, ishte përfshirë në aksident bashkë me familjen e tij të shtunën, kur ishin në një gomone. Zhdukja e tij kishte mobilizuar vullnetarë për kërkime intensive në ujërat e lumit Reuss.
Burim: Kosova Sot
— Redaksia ZHURMA
Bisedoni
Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.