Çfarë kërkon Haradinaj nga opozita?

Ish-kryeministri përjashtëson AAK-në nga qeveria Kurti dhe kërkon bashkim të opozitës për tejkalimin e pengesave.

Çfarë kërkon Haradinaj nga opozita?
Foto: Wikimedia Commons

PRISHTINË — Ish-kryeministri Ramush Haradinaj tha në Pressing se AAK nuk do të jetë pjesë e Qeverisë Kurti. "Ne s'jemi të interesuar të bëhemi pjesë e Qeverisë Kurti, nuk ka AAK kësi ëndrrash", tha Haradinaj, duke shtuar se Kurti "ndoshta e do LDK-në vetëm si material për kontroll total".

Haradinaj kërkon që opozita të bëjë një marrëveshje mes vete dhe të tejkalojë pengesat. "Është më mirë që opozita të bëjë një marrëveshje mes vete… është mirë të tejkalohen disa pengesa, e di që nuk arrihet lehtë sepse edhe në opozitë njerëzit kanë ambicie", tha ai. AAK nuk vendos asnjë kusht për bashkimin e opozitës, duke përfshirë edhe postin e presidentit: "Jo asnjëherë".

Burim: Telegrafi
— Redaksia ZHURMA

Si ju la ky artikull?

Bisedoni

Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.

Vazhdo në dhomën live

Të gjitha →
  1. Pse Basha ia ndaloi qytetarëve komentim mbi aksidentin?
  2. Pse bllokada politike po shtrenjtën jetën e kosovçarëve?
  3. Pse himet e Kosovës, Bosnjës dhe Spanjës nuk kanë tekst?
  4. Pse KEK investon 265 mijë euro në Termocentralin Kosova B?

Vazhdo leximin