kosove mjedis

Çfarë kushte vendosi Ministria për hedhje ligjore të mbeturinave?

Qytetarët mund ta hedhim mbeturinat në deponitë sanitare në katër lokacione çdo të shtunë, me pagesa të kartës bankare.

Çfarë kushte vendosi Ministria për hedhje ligjore të mbeturinave?
Foto: Wikimedia Commons

PRISHTINË — Për herë të parë, qytetarët mund të dorëzojnë mbeturinat në deponitë sanitare të Kompanisë për Menaxhimin e Deponive në Kosovë (KMDK). Ministria e Mjedisit nënvizoi se ky është hap drejt eliminimit të deponive ilegale dhe krijimit të sistemit të rregullt, të sigurt për menaxhimin e mbeturinave.

Pranimi do të bëhet në deponitë në Mirash, Landovicë, Velekincë dhe Dumnicë, çdo të shtunë nga ora 08:00 deri në 16:00. Tarifa do të jetë 10.31 euro për ton, me pagesë vetëm me kartë bankare. Në deponi do të lejohen vetëm mbeturinat e parrezikshme sipas legjislacionit në fuqi.

Mbeturinat e rrezikshme, toksike, spitalore dhe shpërthyese nuk do të pranohen në deponi. Ministria paralajmëron se çdo hedhje e mbeturinave në natyrë apo në vende të papërshtatshme do të trajtohet me tolerancë zero dhe do të ndëshkohet sipas legjislacionit në fuqi. Mbrojtja e mjedisit është përgjegjësi e secilit.

Burim: Telegrafi
— Redaksia ZHURMA

Si ju la ky artikull?

Bisedoni

Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.

Vazhdo në dhomën live

Të gjitha →
  1. Çfarë shkruante grupi në sheshin e Mitrovicës Veri?
  2. Dy të kërkuarit përmes INTERPOL-it arrestohen në Kosovë
  3. Kosova siguron gjysmëfinalen, mposhton Andorrën 85:39
  4. Kosova fiton 85:39 ndaj Andorës, kalon në gjysmefinale

Vazhdo leximin