Çfarë diskuton Kryesia e LDK-së të hënën: dorëheqja apo zgjedhjet?

Analisti Valon Syla thotë se LDK-ja ndodhet para dy alternativave, ndërkohë që mbledhja e kryesisë mund të adresojë edhe lidershipin.

Çfarë diskuton Kryesia e LDK-së të hënën: dorëheqja apo zgjedhjet?
Foto: Wikimedia Commons

PRISHTINË — Kryesia e LDK-së pritet të mblidhet të hënën, sipas analistit dhe komentatorit politik Valon Syla, i cili tha se bazuar në informacionet që posedon, mbledhja do të trajtojë çështje të rëndësishme lidhur me të ardhmen e partisë, duke përfshirë drejtimin politik dhe organizimin e saj.

Syla deklaroi se LDK-ja ndodhet para dy zgjedhjeve: "të qëndrojë me Abdixhikun në disfatë", ose të shkojë me ata që nuk duan bashkëpunim me VV-në, por preferojnë koalicion me partitë e tjera të opozitës. Sipas tij, të dyja rrugët do të jenë temë diskutimi në Kryesi.

Analisti tha se në mbledhjen e paralajmëruar mund të diskutohet gjithashtu mundësia e zgjedhjeve të brendshme apo dorëheqja e kryetarit. "Zgjedhjet e brendshme duhet të ishin opsioni i parë", tha Syla, duke shtuar: "do të diskutohet a dojnë zgjedhje apo Abdixhiku a jep dorëheqje."

Burim: Gazeta Metro
— Redaksia ZHURMA

Si ju la ky artikull?

Bisedoni

Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.

Vazhdo në dhomën live

Të gjitha →
  1. Pse Ymeri thotë se Kosova po humb mundësinë e gazit amerikan?
  2. Si do të funksionojë subvencionimi i teksteve shkollore?
  3. Mot veror nesër në Kosovë, temperatura deri në 31°C
  4. Si e forcon mandati i 53-të pozitën e LVV-së kur pragu i qeverisë mbetet 61?

Vazhdo leximin