Çfarë tregon Meda për Lulen në dasmën e vajzës Fejza?
Këngëtari u shpreh se pa bashkëshorten nuk ka jetë dhe nuk e mendon kurrë ndarjen, ndërkohë që tregoi planet për sezonin veror.
TIRANË — Të premten mbrëma u mbajt dasma e Agnesës dhe Lauratit. Agnesa, vajza e vogël e këngëtares Shkurte Fejza, kishte ftuar shumë fytyra publike në ceremoninë e saj, mes të cilave edhe këngëtari Meda bashkë me bashkëshorten e tij, Lulen.
Në një intervistë për Artistët Shqiptarë, Meda foli me shumë dashuri për bashkëshorten e tij, duke theksuar se nuk do të ndahet kurrë nga ajo. Ai u shpreh se pa Lulen nuk ka jetë.
Meda foli gjithashtu për sezonin veror, duke treguar se është shumë i gatshëm për mbrëmje muzikore dhe dasma. Ai foli edhe për raportet me Shkurte Fejzën: që nga fëmijëria e kishte ëndërr ta takonte këngëtaren dhe sot ndihej shumë krenar që është mik i familjes së saj.
Burim: Insajderi
— Redaksia ZHURMA
Bisedoni
Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.