Mickoski: Të shohim me kë ka komunikuar zjarrvënësi i ambasadës bullgare

Çfarë po fshehet pas sulmit ndaj automjeteve pranë Ambasadës bullgare në Shkup?

Mickoski: Të shohim me kë ka komunikuar zjarrvënësi i ambasadës bullgare
Foto: Wikimedia Commons

SHKUP — Kryeministri Hristijan Mickoski njofton se personi që dyshohet se i vuri zjarrin dy automjeteve pranë Ambasadës bullgare vazhdon të merret në pyetje. "Pajisjet e komunikimit janë konfiskuar, le të shohim nëse ai mund të ketë pasur komunikim gjatë kësaj periudhe dhe me kë", tha Mickoski, duke shtuar se "nuk do të nxitohesha të bëja ndonjë kualifikim nga fqinji ynë lindor".

Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka filluar procedurë kundër një 44-vjeçari nga Shkupi, i dyshuar për "shkaktim i rrezikut të përgjithshëm". Atij i është shqiptuar dënimi me 8 ditë paraburgim. Mickoski e dënoi fuqishëm incidentin dhe pret që gjithçka pas tij të sqarohet.

Burim: Telegrafi
— Redaksia ZHURMA

Si ju la ky artikull?

Bisedoni

Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.

Vazhdo në dhomën live

Të gjitha →
  1. Artan Grubi gati katër muaj në arrest shtëpiak pa aktakuzë
  2. Si po bashkëpunojnë Bozhinovska dhe MANU për energjetikën?
  3. Si po forcohen lidhjet akademike mes Tiranës dhe Universitetit "Nënë Tereza" në Shkup?
  4. Çfarë investimi të ri do të zhvillojë turizmin në Strumicë?

Vazhdo leximin