Pse rritet numri i intervenimeve nga Ndihma e Shpejtë në Tetovë?
Temperaturat e larta sjellin rritje të numrit të thirrjeve për ndihmë
TETOVË — Për shkak të temperaturave të larta, Ndihma e Shpejtë në Tetovë ka parë një rritje prej mbi 50 për qind në numrin e intervenimeve. Rastet më të shpeshta janë personat me sëmundje kronike të zemrës apo traktit respirator, por nuk mungojnë edhe ata që humbin vetëdijen gjatë lëvizjes në temperatura të larta.
Shefi i Ndihmës së Shpejtë Tetovë, Igor Mlladenovski, deklaroi se rekomandimi është që qytetarët të kenë kujdes dhe të shmangin temperatura të larta, sidomos ata mbi 60 vjeç dhe që kanë sëmundje kronike të zemrës, tension. Qytetarët mund të drejtohen edhe në urgjencën e Tetovës për ndihmë.
Mjeku Rezearta Elezi tha se banorët duhet ti ndjekin mediat ku janë paralajmërimet dhe të bëjnë kujdes kulmin e të nxehtit. Pra, lëvizjet të bëhen nga ora tetë në mëngjes deri në ora 10 apo 11 maksimum dhe pas orës pesë. Të mbajnë një kaçkëte dhe një ujë të vogël me vete.
Burim: Telegrafi
— Redaksia ZHURMA
Bisedoni
Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.