Reshje shiu të izoluara në pjesën më të madhe, temperatura deri 35 gradë

Çfarë kushte atmosferike parashikon shërbimi meteorologjik për të enjten?

Reshje shiu të izoluara në pjesën më të madhe, temperatura deri 35 gradë
Foto: Wikimedia Commons

TIRANË — Shërbimi Meteorologjik Ushtarak parashikon kushte relativisht të qëndrueshme për të enjten. Moti priet me kthjellime dhe vranësira ndërkalimnese, të shoqëruara me reshje shiu me intensitet të ulët nga ora e mesditës deri ato të pasdites në shumicën e territorit. Në relievet malore lindore e juglindore do të ketë shtrëngata të izoluara me shkarkesa elektrike.

Temperaturat mbeten të larta sipas parashikimit. Minimumet variojnë nga 16 në Korçë deri 23 në Tiranë, ndërsa maksimumet presin të arrijnë deri 35 gradë në Tiranë, Elbasan dhe Gjirokastër. Në qytete të tjera si Shkodër, Lezhë dhe Durrës, maksimumet presin të jenë rreth 33–34 gradësh.

Era do të fryjë nga verilindja–veriperëndim me shpejtësi 5 m/s, shoqëruar me valëzim në dete i forcës 1–2 ballë. Pas orëve të pasdites, kushtet do të përmirësohen me kthjellime plotë dhe vranësira të pakta kalimtare.

Burim: ATSH
— Redaksia ZHURMA

Si ju la ky artikull?

Bisedoni

Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.

Vazhdo në dhomën live

Të gjitha →
  1. 30 kursantë helmohen sërish në Akademinë e Sigurisë
  2. Vritet 74-vjeçari në Agonas
  3. Pse emigranti nga Italia kërkon Ramën mos të dorëheqet?
  4. Pse Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar në gjyq?

Vazhdo leximin