Çfarë do të nxjerrë rruga e re për Fterrën dhe turizmin në Kurvelesh?
Rruga që lidh fshatin me magjistralen po përfundon, duke premtuar akses më të lehtë për banorë dhe zhvillim ekonomik.
HIMARË — Rruga e re që lidh fshatin Fterrë me rrugën nacionale është drejt përfundimit, mëson ATSH. Investimi i Bashkisë Himarë për infrastrukturën rrugore pritet të lehtësojë lëvizjen e banorëve drejt zonave urbane dhe të përmirësojë aksesin në shërbime.
Fshati i Kurveleshit, i njohur për peizazhet malore, shtëpitë prej guri dhe trashëgiminë kulturore, po tërheq visatorë të apasionuar nga turizmi natyror dhe rural. Përmirësimi i infrastrukturës do ta bëjë destinacionin më të aksesueshëm, duke krijuar kushte më të mira për zhvillimin e turizmit dhe ekonomisë lokale.
Projekti shtrihet në kuadër të planit të përgjithshëm të Bashkisë për rrugë të reja, megjithatë vlera e saktë e investimit dhe data e hapjes zyrtare nuk janë shpallur ende nga autoriteti lokal.
Burim: ATSH
— Redaksia ZHURMA
Bisedoni
Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.