Çfarë i tha Shakira Dua Lipës në podcastin e Lele Pons?

Këngëtarja kolumbiane e përmendi yllin shqiptaro-britanik si zgjedhjen e saj të preferuar për bashkëpunim dhe e quajti 'të jashtëzakonshme'.

Çfarë i tha Shakira Dua Lipës në podcastin e Lele Pons?
Foto: Wikimedia Commons

MIAMI — Gjatë podcastit me Lele Pons, Shakira u pyet për artistët me të cilët do të dëshironte të bashkëpunonte. Pa hezitim, zgjodhi Dua Lipën, ylli shqiptaro-britanik, dhe iu drejtua drejtpërdrejt: "Do të më pëlqente të bashkëpunoja me Dua Lipën. Dua Lipa, a po më dëgjon? A e dini që ajo flet spanjisht?"

Lele Pons e quajti Dua Lipën "të mrekullueshme", ndërsa Shakira shtoi me admirim: "Ajo është e jashtëzakonshme." Deklaratat kanë ngjallur shpresa tek fansat, të cilët tashmë imagjinojnë bashkëpunimin e mundshëm mes dy artisteve me famë botërore.

Burim: RTV21
— Redaksia ZHURMA

Si ju la ky artikull?

Bisedoni

Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.

Vazhdo në dhomën live

Të gjitha →
  1. Çfarë e bën shqiptarin të veçantë në UFC — dhe çfarë e pengon të shkojë më lart?
  2. Çfarë e shtyu 50-vjeçarin të mbajë peng ish-gruan në Larisa?
  3. Si gëllti detergjent rrobash dhe u arratis nga spitali i Bolzanos i riu nga Kosova?
  4. Çfarë i kërkoi Albanians For America Kongresistit Huizenga?

Vazhdo leximin