SPB Shkup ngre kallëzim penal për djegien e dy veturave diplomatike bullgare
Kush është 44-vjeçari që pranoi djegien e automjeteve të ambasadës bullgare në Shkup?
SHKUP — Njësia e Çështjeve Kriminalistike – Qendër dhe Bit Pazar ngriti dje kallëzim penal me procedurë urgjente kundër I.D.S. (44), banor i Shkupit, për shkak të dyshimit të bazuar se ai e ka kryer veprën penale "shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm".
Më 15 qershor 2026, dy automjete diplomatike në pronësi të Ambasadës së Bullgarisë në Shkup u dogjën. Gjatë hetimeve, policia siguroi prova materiale, përfshirë incizimet e kamerave të mbikëqyrjes në disa lokacione dhe veshjen që i dyshuari kishte veshur në çastin e kryerjes së veprës.
Në stacionin policor, I.D.S. e ka pranuar kryerjen e veprës penale. SPB Shkup e ka zbardhur plotësisht rastin, sipas burimit.
Burim: Tetova Sot
— Redaksia ZHURMA
Bisedoni
Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.