Spitali i Pejës: 24 lindje dhe 47 operacione gjatë javës
Sa shërbime mjekësore ofron spitali rajonal i Pejës brenda një jave?
PEJË — Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka publikuar statistikat javore për javën e kaluar: 24 foshnje kanë lindur — 14 djem dhe 10 vajza. Institucioni ka regjistruar 251 pranime të reja, ndërsa mesatarisht 159 pacientë kanë qenë të shtrirë në baza ditore.
Janë kryer 2 mijë e 657 vizita specialistike dhe 16 mijë e 392 analiza laboratorike nga 1 mijë e 316 pacientë. Ndërhyrjet kirurgjikale kanë arritur në 47, ndërsa reparti i dializës ka ofruar 221 trajtime dhe janë realizuar edhe 163 shërbime fiziatrike.
Shërbimet diagnostikuese kanë përfshirë 604 ekzaminime me rëntgen, 276 ultrazëra dhe 39 ekzaminime me rezonancë magnetike (MRI). Janë realizuar gjithashtu 31 ekokardiografi, 13 teste ergometrike, 21 gastroskopi dhe 10 kolonoskopi. Spitali vazhdon të publikojë statistika javore, duke pasqyruar ngarkesën e punës në këtë institucion.
Burim: Telegrafi
— Redaksia ZHURMA
Bisedoni
Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.