Çfarë ofron spitali veterinar i ri 'Mitro Vet' në Mitrovica?

Inaugurohet klinika me standarde ndërkombëtare falë partneriteti kosovar-zviceran.

Çfarë ofron spitali veterinar i ri 'Mitro Vet' në Mitrovica?
Foto: U.S. Army National Guard photo by Sgt. Jonathan Perdelwitz / Wikimedia Commons

MITROVICË — Në bashkëpunimin ndërmjet veterinarit Labinot Osmani dhe Fondacionit zviceran "StrayCoCo" u inauguro "Mitro Vet", një nga institucionet më moderne veterinare në Kosovë. Spitali, i pajisur me teknologji bashkëkohore, do të ofrojë shërbime dhe trajtime për kafshët e shoqërimit sipas standardeve më të larta profesionale, ndërsa do të kontribuojë edhe në mbrojtjen e shëndetit publik.

Pronari i spitalit, Labinot Osmani, tha se hapja e "Mitro Vet" përfaqëson "kurorëzimin e një pune të gjatë, të shoqëruar me sakrificë, përkushtim dhe një mision të qartë për të shpëtuar jetë, për të lehtësuar dhimbjen". "Premtimi ynë është i thjeshtë: angazhim, përgjegjësi dhe profesionalizëm për çdo jetë që hyn në këtë spital," theksoi Osmani.

Osmani shprehu mirënjohje të veçantë për Fondacionin "StrayCoCo" dhe përfaqësuesen e tij në Kosovë, veterinaren holandeze Birgit Brants. "Falë këtij partneriteti është bërë e mundur ndërtimi i një spitali të pajisur me teknologji bashkëkohore, i cili do t'u ofrojë kafshëve shërbime sipas standardeve më të larta profesionale," u shpreh Osmani.

Birgit Brants, përfaqësuese e Fondacionit "StrayCoCo", uroi hapjen e klinikës dhe në emrin e presidentit Dr. Helen Wormser deklaroi: "Sot festojmë hapjen e klinikës së katërt në Kosovë. Kjo klinikë është financuar edhe nga fondacioni ynë dhe realizuar në bashkëpunim me veterinerin Labinot Osmani. Ne i urojmë Labinotit shumë suksese në të ardhmen."

Spitali i ri përfaqëson një hap të rëndësishëm në zhvillimin e infrastrukturës veterinare të Kosovës, me fokus në standardet ndërkombëtare dhe mbrojtjen e shëndetit kafshësh dhe njerëzve.

Burim: Albinfo.ch
— Redaksia ZHURMA

Si ju la ky artikull?

Bisedoni

Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.

Vazhdo në dhomën live

Të gjitha →
  1. Shehrije Balaj, mbijetuara e luftës, vdiq pa ndihmë
  2. Dëshmitarja e parë e dhunës seksuale vdiq në varfëri
  3. Çfarë i ndodhi këmbësorit në përplasjen me trotinet në Prizren?
  4. Hetim zyrtar: Drejtuesi ka humbur kontrollin në Ibrahim Rugova

Vazhdo leximin