Sa do të shkojnë temperaturat në Kosovë sot?
Pse priten rrebeshe shiu dhe stuhi me breshër pas një mëngjesi me diell?
PRISHTINË — Sot në Kosovë pritet të mbajë mot i nxehtë, por mjaft jo-stabil. Periudhat me diell do të dominojnë sidomos gjatë mëngjesit dhe paradites, ndërsa nga mesdita apo pasdite priten zhvillime të vranësirave konvektive.
Këto zhvillime do të kushtëzojnë rrebeshe lokale shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi për breshër. Vende-vende mund të shfaqen shtrëngata të fuqishme me erëra të forta, ndërsa temperatura maksimale parashihet rreth 34 gradë Celsius, me ulje në zonat ku do të ketë vranësira.
Burim: Gazeta Express
— Redaksia ZHURMA
Bisedoni
Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.