32.128 firma për kurimin e fëmijëve me buxhet shteti
Pse kërkohet që trajtimi mjekësor i fëmijëve 0-18 vjeç të financohet nga buxheti i shtetit edhe jashtë vendit?
TIRANË — Një grup nismëtar ka dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve vullnetin e 32.128 qytetarëve që firmosën për garantimin e trajtimit shëndetësor të fëmijëve 0–18 vjeç, brenda dhe jashtë Shqipërisë, me financim nga buxheti i shtetit.
Nismëtarët e quajnë këtë rezultat të tremujorit të angazhimit në qytete të ndryshme. Mijëra qytetarë u bashkuan me besimin se asnjë fëmijë nuk duhet të mbetet pa trajtim për shkak të pamundësive financiare.
Pas verifikimit të nënshkrimeve nga KQZ, nisma i kalon për shqyrtim Kuvendit. Nismëtarët e nxisin Kuvendin ta mbështesë, duke e kthyer vullnetin e qytetarëve në "garanci konkrete për shëndetin, jetën dhe të ardhmen e fëmijëve shqiptarë".
Ky projektligj synon të lehtësojë barrën financiare të trajtimeve mjekësore për fëmijë, veçanërisht kur kurimi kërkohet jashtë vendit dhe kostot janë të papërballueshme për shumë familje.
Burim: ATSH
— Redaksia ZHURMA
Bisedoni
Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.