Aliu: Rikonstruimi i Qeverisë bëhet për efikasitet, jo për zgjedhje

Pse hedh poshtë ministri i Shëndetësisë zërat për largimin e tij nga dikasteri?

Aliu: Rikonstruimi i Qeverisë bëhet për efikasitet, jo për zgjedhje
Foto: Wikimedia Commons

SHKUP — Ministri i Shëndetësisë Azir Aliu, në emisionin Click Plus më 23 qershor 2026, deklaroi se rikonstruimi i Qeverisë po kryhet për të rritur efikasitetin institucional, bazuar në nevojat e institucioneve, jo për të përgatitur zgjedhje të parakohshme parlamentare ose për shkak të faktorëve politikë të jashtëm.

"Do të ishte e palogjikshme të investohej energji në ndryshime qeveritare nëse vendi do të shkonte shpejt në zgjedhje," theksoi Aliu.

Partnerët e koalicionit kanë nisur diskutimet për performancën e ministrave dhe ndarjen e resorëve, pa zbuluar detaje konkrete. Aliu zbuloi se nga partneri shqiptar në qeveri, specifikisht nga partia Vlen, dy pozicione do të duhen të riformatohen — një ministri pa zëvendësministër që duhet të definohet, dhe një ministri tjetër që duhet të riformatohet. Ai theksoi se kjo nuk ndodh me dy partitë e tjera, pasi në start ka një pozitë pa zëvendësministër që duhet definuar.

Pavarësisht spekulimeve se pas rikonstruimit do të udhëheqë me dikaster tjetër, Aliu la të kuptohet se do të vazhdojë në Shëndetësi. "Në çdo dikaster ku ka rezultate do të duhet të vazhdohet për hir të institucioneve dhe proceseve që janë brenda," u shpreh ai. "Është pozitë që do të duhej të jemi pak më neutral dhe t'ua lëmë politikave dhe institucioneve që të vendosin si mëtej," shtoi Aliu.

Ministri theksoi se vazhdimësia është e rëndësishme, sidomos në shëndetësi "ku edhe koha është shëndet", për shkak të dinamikës së proceseve. Sipas tij, zgjedhjet e parakohshme do të kufizonin ndjeshëm punën e Qeverisë për shkak të periudhës së qeverisë teknike dhe aktiviteteve parazgjedhore.

Aliu u bëri thirrje partnerëve të koalicionit të përqendrohen për dy vitet e ardhshme në përfundimin e proceseve të hapura dhe adresimin e sfidave ekonomike dhe kërkesave të qytetarëve, deri në zgjedhjet e rregullta.

Burim: TV21
— Redaksia ZHURMA

Si ju la ky artikull?

Bisedoni

Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.

Vazhdo në dhomën live

Të gjitha →
  1. BDI: Komuna e Tetovës dhe Qeveria i lanë pa mbrojtje emërtimet në shqip të rrugëve
  2. Sa u rrit rroga mesatare në Maqedoninë e Veriut?
  3. Shkalla e vdekshmërisë në Klinikën e Fëmijëve ra në nivelin më të ulët në 17 vjet
  4. Qeveria miraton rebalancin 2026: 46 miliardë denarë investime kapitale

Vazhdo leximin