Çfarë e pengon Brojën të shkojë te Cagliari?
Sulmuesi shqiptar ka dhënë dritën e gjelbër, por Burnley — që e bleu nga Chelsea për 20 milionë euro — kërkon çmim maksimal.
LONDËR — Armando Broja duket se e ka mbyllur kapitullin anglez dhe po i drejtohet Italisë. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dështoi edhe te Burnley — destinacioni i tij i fundit në Angli — dhe tanimë emri i tij po ngjall interes te disa klube të Serie A.
Parma u bë skuadra e fundit italiane që shfaqi interes, duke e bërë garën edhe më konkurrente. Por situata mbetet e njëjtë: sipas raportimeve, Broja ka dhënë dritën e gjelbër te Cagliari — skuadra që kishte treguar interes konkret e para dhe që vazhdon të ketë avantazhin.
Transferimi nuk pritet të jetë i lehtë. Burnley e ka blerë sulmuesin nga Chelsea për rreth 20 milionë euro vetëm një vit më parë dhe kërkon të nxjerrë maksimum nga shitja — mbetet të shihet me çfarë formule do të arrihet marrëveshja mes dy klubeve.
Burim: Telegrafi
— Redaksia ZHURMA
Bisedoni
Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.