Çfarë deklaroi diaspora shqiptare në ditën e 22-të të protestave?
Mijëra qytetarë mbushën rrugët e Tiranës të dielën, me shqiptarë nga jashtë vendit që thanë se nuk kthehen shtëpi pa larguar kryeministrin.
TIRANË — Dita e 22-të e protestave kundër kryeministrit Edi Rama u mbyll të dielën me mijëra qytetarë që nisën grumbullimin në sheshin Skënderbej në orën 19:00. Para zyrës së Ramës, protestuesit qëndruan rreth dy orë duke i kërkuar dorëheqjen kryeministrit.
Fjala iu dha kryesisht shqiptarëve të diasporës, të ardhur enkas për këtë marshim masiv të ditës 22. Ata thanë se nuk do të ikin më në vendet ku jetojnë dhe se nuk largohen nga sheshi pa larguar Ramën nga zyra.
Vargu kilometrik kaloi nëpër Bashkinë e Tiranës, Parlamentin, rrugën e Elbasanit dhe Qytetin Studenti. Nga sheshi Demokracia, turma thërriti "Poshtë komunizmi" dhe "Edi Rama ka mbaru". Marshimi u mbyll sërish në sheshin Skënderbej, me një pjesë protestuesish që vendosën të qëndrojnë para Kryeministrisë edhe gjatë natës.
Burim: Gazeta Express
— Redaksia ZHURMA
Bisedoni
Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.