Pse u arrestua Dritan Goxhajn para Parlamentit?
Çfarë ndodhi gjatë protestës sot para Parlamentit?
TIRANË — Është tensionuar sërish situata në protestën që po zhvillohet prej 1 muaji në Tiranë. Policia ka ndërhyrë mesditën e sotme, më 30 Qershor 2026, përpara Parlamentit për të shpërndarë protestuesit dhe për të liruar hyrjen e Parlamentit. Gjatë ndërhyrjes janë shoqëruar disa persona, mes të cilëve Dritan Goxhajn, një nga organizatorët e protestës. Bashkë me të është prangosur edhe Shkëlzen Bushi, një person gjithashtu shumë aktiv në protestë. Protesta ka degraduar në dhunë dhe përplasje fizike.
Forcat e policisë janë përplasur fizikisht me protestuesit duke i shtyrë drejt qendrës tregtare që ndodhet pranë Parlamentit. Krahas sulmeve me vezë dhe shishe uji ndaj makinave, drejt efektivëve janë hedhur disa herë edhe mjete piroteknike. Përplasjet e dhunshme mes qytetarëve dhe policisë janë karakterizuar nga përdorimi i mjeteve piroteknike.
Protestuesit kanë lënë ambientet e Parlamentit nga ku situata pati përplasje të dhunshme, duke përfshirë hedhje të mjeteve piroteknike. Tashmë protestuesit po marshojnë drejt Drejtorisë së Policisë duke kërkuar lirimin e personave të arrestuar gjatë protestës.
Burim: Euronews Albania
— Redaksia ZHURMA
Bisedoni
Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.