Çfarë do të performojë DJ Caboo në skenën e madhe në Amsterdam?
DJ kosovar Caboo do të ngjitet në skenën e 'ADE Event' më 21 tetor për të prezantuar EP-në e tij të re që tashmë po korr sukses në top-listat botërore.
AMSTERDAM — Një koncert gjigant për adhuruesit e muzikës techno pritet të mbahet në tetor, në Amsterdam të Holandës. Në skenën e këtij koncerti do të ngjitet edhe DJ i njohur nga Kosova, Caboo, i cili është konfirmuar si pjesëmarrës në këtë ngjarje të madhe muzikore.
Më 21 tetor, artisti Caboo do të ndezë skenën e "ADE Event", ku është përzgjedhur për të performuar si një prej emrave më kryesorë të këtij organizimi. Gjatë kësaj performance, ai pritet të prezantojë para publikut një sërë setesh dhe melodish të ndryshme të miksuara.
Në mesin e këtyre miksimeve, DJ kosovar do të performojë edhe pjesë nga EP-ja e tij më e re e titulluar “Earth, Wind and Fire”. Ky projekt i ri muzikor i artistit tashmë është pozicionuar suksesshëm në top-listat e muzikës techno anë e mbarë botës.
Burim: IndeksOnline
— Redaksia ZHURMA
Bisedoni
Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.