Çfarë kërkon BDI pas vendimit "poshtërues" për emrat e Tetovës?
Rexhepi nga BDI kërkon seancë të jashtëzakonshme të Komunës për të diskutuar rikthimin e emrave sipas vendimit të vitit 2007.
TETOVË — Bajram Rexhepi nga BDI e cilësoi si "poshtëruese" vendimin e Gjykatës Kushtetuese për emrat e rrugëve dhe shesheve në Tetovë. Ai kërkoi thirrjen e një seance të jashtëzakonshme të Këshillit të Komunës.
Kërkesat e BDI-së synojnë rikthimin e emrave të shesheve dhe rrugëve ashtu siç kanë qenë me vendimin e vitit 2007 të Këshillit të Komunës së Tetovës.
I menjëhershëm qe reagimi i Komunës: vendimi i Gjykatës Kushtetuese u cilësua si "i orkestruar" nga ata që duan të nxisin tensione ndëretnike. Tutje Komuna akuzoi BDI-në se për dy dekada në pushtet nuk e ka zgjidhur çështjen e emërtimit të rrugëve, duke e lënë problemin të pazgjidhur.
Burim: Almakos
— Redaksia ZHURMA
Bisedoni
Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.