Pse besimtarët në Prishtinë dhuruan gjak pas namazit të xhumasë?

Gjatë Javës ndërkombëtare të dhurimit të gjakut, besimtarët në Prishtinë u solidarizuan për të mbushur rezervat emergjente në prag të sezonit veror.

Pse besimtarët në Prishtinë dhuruan gjak pas namazit të xhumasë?
Foto: Pixabay

PRISHTINË — Të premten, besimtarët që shkuan për të falur namazin e xhumasë në xhaminë e "Lagjes së Spitalit" në Prishtinë gjetën aty ekipin e Transfuzionit të Gjakut. Ata ishin vendosur aty për grumbullimin e gjakut në kuadër të shënimit të Javës ndërkombëtare të dhurimit të gjakut.

Interesimi i qytetarëve për këtë procedurë doli të ishte mjaft i lartë. Qytetarët u shprehën të gatshëm t’u dalin në ndihmë të tjerëve, ndërsa dhuruesi Muhamet Gashi e cilësoi këtë nismë si një shenjë shumë të mirë humanizmi për Zotin dhe për qytetarët e tjerë.

Dhuruesi tjetër, Valmir Rrahmani, theksoi se duke dhënë gjak shpëtohen jetë, andaj u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të kontribuojnë. Sipas tij, secili sado pak që jep për dikë tjetër është shumë dhe ka një rëndësi jashtëzakonisht të veçantë për shpëtimin e jetës së njerëzve.

Edhe imami i kësaj xhamie, Fatbardh Rrahmani, u shpreh i lumtur me qytetarët që iu përgjigjen ftesës për dhurim gjaku. Ai theksoi se njerëzit tashmë janë të vetëdijesuar, po e kuptojnë vlerën e dhurimit të gjakut dhe pjesëmarrja e tyre mbetet në nivel të kënaqshëm.

Mjeku në QKKTGj, Jetn Zeuni, bëri të ditur se interesimi i qytetarëve për të dhuruar gjak është rritur në krahasim me vitet e kaluara. Ai shtoi se kjo vjen falë vetëdijesimit dhe rolit të rëndësishëm që kanë luajtur mediat dhe rrjetet sociale në këtë proces.

Nga Qendra Kombëtare e Kosovës për Transfuzionin e Gjakut apeluan që gjatë sezonit të nxehtë të verës të ketë sa më shumë dhurues të gjakut. Ky shtim i rezervave të nevojshme kërkohet për shkak të rritjes së numrit të aksidenteve që zakonisht ndodhin gjatë kësaj periudhe.

Burim: Zëri
— Redaksia ZHURMA

Si ju la ky artikull?

Bisedoni

Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.

Vazhdo në dhomën live

Të gjitha →
  1. Pse ETEA kërkon heqjen e licencës për mësimdhënësit që lejojnë kopjimin?
  2. Pse Georges Leekens beson se tifozët e Milanit do ta duan Ardon Jasharin?
  3. Vdes në moshën 35-vjeçare kantautori Talay Riley, bashkëpunëtori i Era Istrefit
  4. Pse EFJ-ja miratoi mocion unanim kundër dënimeve të KPM-së?

Vazhdo leximin