Dimal Basha i kërcënon Ramën: "Letra në burg"
Pse përshkallëzohet konflikti mes dy zyrtarëve të lartë të Prishtinës?
PRISHTINË — Ministri i Infrastrukturës në detyrë, Dimal Basha, i është kundërpërgjigjur kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, pas akuzës së këtij të fundit se qeveria Kurti është "fatkeqësia e Kosovës". Basha shkroi në Facebook se Rama "nuk do shkruaj statusa në Facebook, por letra në burg".
Në postimin e tij, Basha e akuzon Ramën për "pazaret e natës me PDK-në" dhe përjashtimin e drejtorëve të Lumir Abdixhikut. "Ti ju shërben atyre, unë qytetarëve", shkruan ai, duke paralajmëruar "reforma në drejtësi".
Burim: Gazeta Express
— Redaksia ZHURMA
Bisedoni
Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.