63-vjeçar vdes gjatë fluturimit Prishtinë-Zvicër
Pse pasagjerët mbetën të mbyllur në aeroplan për një orë pas vdekjes?
PRISHTINË — Një 63-vjeçar ka vdekur gjatë aterimit të një aeroplani nga Zvicra për në Kosovë, më 14 qershor. Pasagjerët kanë mbetur të mbyllur brenda aeroplanit për rreth një orë, pa mundësi daljeje, ndërsa situata është përshkruar si e tensionuar.
Ekipet emergjente kanë bërë tërheqjen e trupit nga aeroplani. Policia e Kosovës e ka konfirmuar rastin në raportin 24-orësh: viktimës, mashkull kosovar, pasi i ishin shfaqur probleme shëndetësore gjatë fluturimit, i njëjti është dërguar në QKUK, ku ka ndërruar jetë.
Drejtori i Qendrës Emergjente në QKUK, Naser Syla, tha për Klan Kosova se viktima është sjellë pa shenja jete. "Për kundër masave të ndërmarra të RCP nuk kanë rezultuar me sukses, kështu që është konstatua vdekja e tij", ka thënë Syla. Trupi është dërguar në IML për obduksion, me urdhër të prokurorit.
Shkaqet e vdekjes ende nuk janë bërë të ditura. Rasti ngre pyetje për protokollet e trajtimit të emergjencave në fluturimet ndërkombëtare drejt Kosovës.
Burim: Klan Kosova
— Redaksia ZHURMA
Bisedoni
Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.