Dogana detyron deklarimin e parave dhe sendeve me vlerë mbi 10 mijë euro

Si do të ndëshkohen udhëtarët që nuk deklarojnë vlerat monetare në kufijtë e Shqipërisë?

Dogana detyron deklarimin e parave dhe sendeve me vlerë mbi 10 mijë euro
Foto: Sergei Starostin / Pexels

TIRANË — Çdo udhëtar që hyn ose largohet nga territori i Shqipërisë është i detyruar të deklarojë shumat e parave, çdo instrument të negociueshëm, metalet ose gurët e çmuar, sendet me vlerë dhe objektet antike që tejkalojnë vlerën prej 10,000 eurosh. Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, ky detyrim synon rritjen e transparencës dhe parandalimin e pastrimit të parave ose trafikut të paligjshëm.

Deklarimi kryhet pa pagesë në zyrat e Administratës Doganore në Pikat e Kalimit Kufitar, përpara se udhëtari të kalojë kontrollin e pasaportës nga Policia dhe autoritetet e Sigurisë. Udhëtarët plotësojnë Formularin për Raportimin e Transportit të Vlerave në Kufi (RTVK) dhe duhet të paraqesin dokumente që vërtetojnë burimin e të ardhurave të tyre.

Mosdeklarimi ose deklarimi i pasaktë sjell gjoba të konsiderueshme dhe ndjekje ligjore. Për shumat nga 10,000 deri në 19,999 euro gjoba për herën e parë është 20,000 lekë, ndërsa për shuma më të larta ndëshkimi rritet në mënyrë proporcionale, duke shkuar deri në 50% të vlerës së padeklaruar për shumat mbi 50,000 euro.

Autoritetet doganore theksojnë se deklarimi është i detyrueshëm pavarësisht nëse udhëtohet me avion, anije, makinë apo këmbë, dhe pavarësisht se ku mbahen ato ose nëse janë në pronësi të udhëtarit. Rëndësi ka që çdo vlerë mbi kufirin e lejuar të deklarohet para kalimit të kufirit.

Burim: ATSH
— Redaksia ZHURMA

Si ju la ky artikull?

Bisedoni

Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.

Vazhdo në dhomën live

Të gjitha →
  1. Sa e afërt është Shqipëria të ulë importet me energjinë e erës?
  2. Policia e Tiranës procedon 19 veta për bllokimin e rrugës së Rinasit
  3. Çfarë garancie jep BE për mjedisin në projektin 1,4 miliardë euro të Kushner?
  4. Mjet lundrues përplaset me Policinë Kufitare në Ksamil, dyshohet për viktimë

Vazhdo leximin