Dogana maqedonase kap 190.6 gram ar të fshehur në trup
Si po i shpëtojnë kontrabandistët kontrolleve me floririn e Turqisë?
BOGORODICË — Doganierët në pikën kufitare “Bogorodicë” ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë zbuluan 4 zinxhirë ari me peshë 190.6 gramë, të fshehur në trupin e dy shtetasve të Kosovës. Floriri, me vlerë 1.1 milion denarë, ishte fshehur me rroba gjatë përpjekjes për të hyrë në territorin maqedonas.
Të dyshuarit e sillnin arin nga Turqia. Dogana njoftoi se ky është konfiskimi i 11-të i këtij viti për kontrabandë të paligjshme të arit. Sekuestrimet e Doganës kanë qenë në rritje të kohëve të fundit.
Burim: Gazeta Express
— Redaksia ZHURMA
Bisedoni
Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.