Vol. I
Nr. 175
viti 2026 i pavarësisë
Kush e zëvendëson Admir Malajn në drejtimin e Portit të Sarandës?
Pse u largua drejtori pas pak më shumë se një viti në detyrë, pa arsye zyrtare?
SARANDË — Admir Malaj është larguar nga detyra e drejtorit të Portit të Sarandës, ndërsa në vend të tij është emëruar Gjergji Mërkuri. Malaj e mori këtë detyrë në korrik të vitit 2025, pas transferimit nga drejtimi i Portit të Vlorës.
Ende nuk janë bërë publike arsyet zyrtare të largimit të tij. Ndryshimi vjen pas pak më shumë se një viti në krye të institucionit portual të qytetit bregdetar.
Burim: Report Tv
— Redaksia ZHURMA
Bisedoni
Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.