Ekzekutohet pagesa 100 euro për studentët e Pakos Anti-Inflacion
Si u finalizua procesi i verifikimit dhe kush i mori mbështetjen e njëhershme?
PRISHTINË — Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, bëri sot të ditur se janë ekzekutuar pagesat 100 euro për studentët përfitues të Pakos për Përballje me Inflacionin 2.0. "Sot është bërë ekzekutimi i pagesave për studentët përfitues," shkroi Murati në Facebook.
Komisioni verifikues finalizoi dhe dorëzoi listën e studentëve të kualifikuar për mbështetjen e njëhershme me 100 euro, pasi pranoi vërtetimet e nevojshme nga institucionet e arsimit të lartë.
Burim: Telegrafi
— Redaksia ZHURMA
Bisedoni
Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.