Pse iu dha Ermonela Jahos titulli "Chevalier des Arts et des Lettres" nga Franca?
Sopranoja shqiptare vlerësohet me një nga dekoratat më prestigjioze franceze për kontributin në art dhe kulturë.
PRISHTINË — Sopranoja shqiptare me famë ndërkombëtare Ermonela Jaho është vlerësuar nga Franca me titullin "Chevalier des Arts et des Lettres" (Kalorës i Urdhrit të Arteve dhe Letrave), një nga dekoratat më të rëndësishme për figura me ndikim të veçantë në art dhe kulturë.
Artistja e cilësoi këtë titull si një nder të jashtëzakonshëm dhe shumë të rëndësishëm për të, duke theksuar se Franca përfaqëson dashurinë për artin, kulturën dhe vlerat njerëzore. Në mesazhin e saj, Jaho falënderoi agjentin e saj afatgjatë, Dominique Riber, për mbështetjen ndër vite, si edhe Jean-Philippe Thiellay për përkushtimin ndaj operës dhe kontributin në realizimin e këtij momenti.
Sopranoja shqiptare konsiderohet sot një nga emrat më të vlerësuar të operës ndërkombëtare, me interpretime në skena si Royal Opera House, Metropolitan Opera dhe Teatro alla Scala.
Burim: Zëri
— Redaksia ZHURMA
Bisedoni
Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.