Si do të ndjekë Shqipëria paratë e krimit në Europë?

Pse ministri i Drejtësisë kërkon transformimin e të dhënave financiare në veprime gjyqësore?

Si do të ndjekë Shqipëria paratë e krimit në Europë?
Foto: Tima Miroshnichenko / Pexels

TIRANË — Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, mori pjesë sot në takimin joformal të ministrave të Drejtësisë të Këshillit të Europës, në panelin kushtuar rolit të informacionit financiar në luftën kundër pastrimit të parave dhe krimit financiar.

Gogu theksoi se sfida kryesore për shtetet europiane nuk është më vetëm mbledhja e informacionit financiar, por transformimi i tij në hetime, procedime penale, konfiskime dhe rikuperim pasurish kriminale. "Pyetja nuk është më nëse mund të mbledhim informacion financiar. Pyetja është nëse mund ta shndërrojmë atë në veprim gjyqësor përpara se fitimi kriminal të kthehet në pushtet kriminal", u shpreh ministri.

Duke iu referuar progresit të Shqipërisë, ai nënvizoi se procedimet për pastrim parash të regjistruara nga SPAK janë më shumë se trefishuar gjatë viteve të fundit. Hetimet financiare kanë çuar në sekuestrimin dhe konfiskimin e aseteve me vlerë mbi 45 milionë euro, përfshirë edhe kriptoasete.

Ministri theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar, duke vënë në dukje se krimi financiar është një nga format më ndërkombëtare të kriminalitetit. Takimi zhvillohet në kuadër të punës së Këshillit të Europës për forcimin e luftës kundër pastrimit të parave, financimit të terrorizmit dhe krimit të organizuar.

Burim: ATSH
— Redaksia ZHURMA

Si ju la ky artikull?

Bisedoni

Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.

Vazhdo në dhomën live

Të gjitha →
  1. SPAK ndjek paratë e kokainës te biznesmenët e ndërtimit
  2. SPAK sekuestron hotelin luksoz Zig Zag në Jalë
  3. SPAK sekuestron 150 milionë euro pasuri nga trafiku i 50 tonë kokaine
  4. Çfarë ndodhi në aksidentin e motoçiklistit në Vlorë–Panaja?

Vazhdo leximin