Ç'akuza rëndojnë mbi ish-kryetarin e FFM-së Gjorgjioski?

Aksion koordinuar i Prokurorisë për Krim të Organizuar, MPB-së dhe Policisë Financiare ndalon ish-drejtuesin dhe rreth dhjetë persona të tjerë.

Ç'akuza rëndojnë mbi ish-kryetarin e FFM-së Gjorgjioski?
Foto: MESSALA CIULLA / Pexels

SHKUP — Ilço Gjorgjioski, ish-kryetar i Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM), u ndalua në kuadër të një aksioni të Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar, në bashkëpunim me MPB-në dhe Policinë Financiare. Operacioni nisi nga orët e hershme të mëngjesit dhe u zhvillua njëkohësisht në disa lokacione.

Krahas Gjorgjioskit u ndalua edhe Olgica Mladenovska, përgjegjëse për financat gjatë mandatit të tij, si dhe rreth dhjetë persona të tjerë. Të gjithë dyshohen për keqpërdorime financiare me të cilat pretendohet se u dëmtua buxheti i Shtëpisë së Futbollit.

Kjo është hera e dytë brenda pak muajsh që një ish-drejtues i FFM-së përfundon nën akuza serioze për krim financiar. Më pak se dy muaj më parë u arrestua edhe Muamed Sejdini, i akuzuar për përvetësimin e 700.000 eurove — donacion nga UEFA për ndërtimin e një tribune në stadiumin e Ohrit.

Burim: Almakos
— Redaksia ZHURMA

Si ju la ky artikull?

Bisedoni

Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.

Vazhdo në dhomën live

Të gjitha →
  1. Si e la shoferi 12 migrantë brenda Mercedesit pasi goditi një dru?
  2. Sa ka shpërthyer dhuna ndaj fëmijëve dhe në familje sipas MPB-së?
  3. Si grabitën dy kryetarë të FFM-së 180 milionë denarë?
  4. Si shfuqizohet diçka që VLEN-i thotë s'ka qenë kurrë në fuqi?

Vazhdo leximin