Çfarë premtoi Nufi në takimin e ministrave të NATO-s në Bruksel?
Si po e forcon Shqipëria rolin e saj si aleate e besueshme në Aleancën Atlantike?
BRUKSEL — Ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi mori pjesë sot në Takimin e Ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s, ku u diskutuan prioritetet kryesore të Aleancës për forcimin e sigurisë kolektive në hapësirën euro-atlantike.
Në ministerial u theksua rëndësia e ruajtjes së unitetit ndërmjet aleatëve, rritjes së gatishmërisë operacionale dhe forcimit të kapaciteteve mbrojtëse përballë sfidave të reja. Nufi vlerësoi në rrjetet sociale se "bashkëpunimi ndërmjet aleatëve, investimet në mbrojtje dhe modernizimi i kapaciteteve ushtarake janë garancia më e fortë për paqen, sigurinë dhe mbrojtjen e vlerave tona të përbashkëta".
Duke riafirmuar angazhimin e Shqipërisë, ministri nënvizoi se vendi ynë "do të vijojë të japë kontributin e saj të pandërprerë me përgjegjësi dhe vendosmëri në kuadër të NATO-s si një aleate e përkushtuar dhe e besueshme, duke forcuar rolin e saj si faktor stabiliteti në rajon e më gjerë". Deklarata vjen në kontekstin e stërvitjeve të përbashkëta me NATO-n të zhvilluara kohët e fundit në Shqipëri.
Burim: ATSH
— Redaksia ZHURMA
Bisedoni
Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.