Sa kualitativ është filmi shqiptar sipas regjisorit Ibër Deari?
Filmi 'Krejt e thirrin Rexhën' ka shfaqur diasporën shqiptare nëpër Europë, ndërsa regjisori thekson se financimi shtetëror për film vjen vetëm një herë.
SHKUP — Regjisori Ibër Deari ishte i ftuar në emisionin TROÇ të Portalb me 18 qershor, ku foli për filmin e tij të parë dhe kinematografinë shqiptare. "Krejt e thirrin Rexhën" ka arritur sukses të gjerë: ka marrë pjesë në shumë festivale, është shfaqur nëpër Europë para diasporës shqiptare dhe ka mbledhur shikueshmëri dhe popullaritet të madh.
Deari theksoi se mundësitë për të bërë film në RMV me fonde shtetërore "vijnë një herë në jetë dhe duhet përdorur momenti sa më mirë".
Lidhur me cilësinë e filmave botërorë, regjisori tha se ende bëhen filma të mirë, por duhet të dimë t'i zgjedhim ata nëpër gjithë rrëmujën e shkaktuar nga prodhimi i tepërt.
Në TROÇ u diskutua edhe rreth ndikimit të internetit dhe intelegjencës artificiale tek filmat.
Burim: Portalb
— Redaksia ZHURMA
Bisedoni
Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.