Pse Kosova mbetet larg targeteve të energjisë së gjelbër?

Sa larg është Kosova nga 1.600 megavatët e planifikuar të energjisë së ripërtëritshme?

Pse Kosova mbetet larg targeteve të energjisë së gjelbër?
Foto: Wikimedia Commons

PRISHTINË — Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) ka prezantuar raportin "Krijimi i një kornize të nivelit investues për energjinë e ripërtëritshme në Kosovë", ku theksohet se energjia e ripërtëritshme është shtylla kryesore e dekarbonizimit dhe tranzicionit energjetik.

Dardan Abazi, udhëheqës i hulumtimit në INDEP, sqaroi se Kosova ka bazuar sistemin e saj energjetik në linjit, por tani kërkohet kalim i shpejtë te burimet e ripërtëritshme. "Ky sektor është sektori kyç në procesin e tranzicionit energjetik", tha ai, duke shtuar se burimet e reja sjellin "energji më të pastër, mbrojtje të mjedisit, integrim më të shpejtë dhe një sistem energjetik fleksibel".

Zanfina Kabashi, eksperte e hartimit të raportit, tregoi se Kosova ka vetëm 281 megavat në operim — plus rreth 70 megavatë të tjerë ende pa u lëshuar në punë. "Prej 1.600 megavatëve që priten të jenë online sipas strategjisë, kemi vetëm 281. Kjo tregon një gep shumë të madh", tha ajo.

Kabashi identifikoi pengesën kryesore: mungesa e një tregu që financon dhe lëshon në punë projekte serioze. "Sistemi jonë është ende shumë i varur prej gjenerimit në linjit", shtoi ajo, duke theksuar se kufizimet teknike dhe nevoja për dekarbonizim e bëjnë energjinë e ripërtëritshme "zgjidhje" të domosdoshme.

Miftar Nika nga Ministria e Ekonomisë deklaroi se deri në vitin 2031 janë paraparë 600 megavat energji solare, 600 megavat nga era dhe 100 megavat prosumer. Kapaciteti aktual i burimeve të ripërtëritshme sillet rreth 300 megavat, ndërsa te prosumerët janë rreth 34 megavatë me autorizime.

Nika sqaroi edhe ndryshimin e mekanizmit të mbështetjes: nga tarifat fikse deri në 2021, tani përmes ankandeve konkurruese, bazuar në direktivën e re për burimet e ripërtëritshme. Ankandi i parë solar tashmë është zhvilluar.

Burim: Zëri
— Redaksia ZHURMA

Si ju la ky artikull?

Bisedoni

Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.

Vazhdo në dhomën live

Të gjitha →
  1. Kush u zgjodhën dy anëtarë të KGJK-së nga gjyqtarët e shkallës së parë?
  2. Mbyllet segmenti i rrugës 'Bahri Fazliu' në Podujevë
  3. Çfarë diskutoi kryeprokurori i Prizrenit me Ambasadën Britanike?
  4. Drita zyrtarizon belgun Baeten për mbrojtjen e titullit

Vazhdo leximin