Kush triumfoi në Vllaznimi Cup 2026?
Pse Istigballsport dhe Renova dhuruan një spektakël të vërtetë futbolli në Durrës?
DURRËS — Një finale me vulë tetovare u zhvillua në turneun ndërkombëtar Vllaznimi Cup 2026 në Durrës, ku Istigballsport dhe Renova dhuruan një spektakël të vërtetë futbolli.
Pas një ndeshjeje të luftuar deri në fund, fituesi i turneut u vendos vetëm pas ekzekutimit të penalltive, ku më të saktë u treguan futbollistët e Istigballsport, që ngritën trofeun.
Të dy skuadrat nga Tetova zhvilluan një turne fantastik gjatë gjithë javës së futbollit në Durrës, duke spikatur me paraqitje cilësore, disiplinë dhe karakter, pavarësisht temperaturave të larta që shoqëruan garat. Finalja dëshmoi edhe një herë nivelin e lartë të futbollit rinor tetovar, me dy ekipet që ishin protagonistët kryesorë të turneut.
Koordinatori Habil Livoreka pas triumfit deklaroi: “Ky sukses është rezultat i punës, përkushtimit dhe sakrificës së futbollistëve tanë, stafit dhe prindërve. Jemi krenarë që përfaqësuam denjësisht Tetovën dhe që finalja ishte mes dy skuadrave tona. Ky trofe është një motivim i madh për të vazhduar të punojmë edhe më fort.”
Trajneri Hakan Mustafa u shpreh: "Djemtë treguan karakter të jashtëzakonshëm gjatë gjithë turneut. Luajtën me zemër në çdo ndeshje dhe në finale ruajtën qetësinë edhe te penalltitë. I përgëzoj të gjithë futbollistët dhe edhe Renovën për një finale të denjë. Fituesi i vërtetë ishte futbolli."
Burim: Tetova Sot
— Redaksia ZHURMA
Bisedoni
Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.