Ku mund të transferohet mesfushori shqiptar Jashari pas dyshimeve te Milani?
Mesfushori shqiptar me pasaportë zvicerane mund të largohet nga 'San Siro' më herët se sa ishte parashikuar.
MILANO — E ardhmja e Ardon Jasharit te Milan mbetet e paqartë, teksa klubi italian ende nuk ka emëruar trajnerin e ri për sezonin e ardhshëm. Mesfushori shqiptar me pasaportë zvicerane iu bashkua kuqezinjve pas negociatave të gjata me Club Brugge.
Sipas gazetarit Daniele Longo, ekziston mundësia që Jashari të largohet nga "San Siro" shumë më herët sesa ishte parashikuar. Interesim për 23-vjeçarin kanë shfaqur Roma, Como dhe Atalanta, ndërsa po ndiqet gjithashtu nga klube në Gjermani dhe Angli.
Një largim i mundshëm do të ngjallte diskutime të shumta, duke pasur parasysh përpjekjet financiare dhe administrative për ta sjellë atë në Milano. Vendimi përfundimtar pritet të merret pas Kampionatit Botëror, ku Jashari do të përfaqësojë Zvicrën.
Burim: Telegrafi
— Redaksia ZHURMA
Bisedoni
Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.