argetim

Si u shfaq Jennifer Lopez në edicionin e parë të Obsessed Fest?

Ylli 56-vjeçar elektrizoi skenën e Prime Video me një veshje të guximshme dhe performancë energjike.

Si u shfaq Jennifer Lopez në edicionin e parë të Obsessed Fest?
Foto: Arbolitobellui / Wikimedia Commons

LOS ANGELES — Jennifer Lopez ka tërheqë vëmendjen e publikut përmes një performance surprizë në edicionin e parë të Prime Video Obsessed Fest. Këngëtarja 56-vjeçare u shfaq në skenë me një kostum në ngjyrë nude me efekt iluzioni, i dekoruar me grafika që imitonin tatuazhe në të gjithë trupin, sipas raportimit të DailyMail.

Pamjen e saj e plotësoi me një bluzë transparente me mëngë të gjata, geta të tejdukshme dhe çizme mbi gju. Në fillim të interpretimit, Lopez mbante një pallto të shkurtër me gëzof blu, të cilën e hoqi gjatë performancës për të zbuluar veshjen e saj të guximshme përpara të pranishmëve.

Ajo interpretoi këngën e saj më të re të titulluar “Everything's Fine (PM)”, përpara se të ngjitë atmosferën me hitin e njohur “On the Floor”. E shoqëruar nga një grup valltarësh, ylli pop në një moment u ngrit në ajër nga balerinët, duke vazhduar këndimin pa ndërprerje.

Pas performancës, Lopez prezantoi kastin e serialit “Off Campus”, ku hiti “On the Floor” është përfshirë në kolonën zanore të sezonit të parë. Më vonë, ajo publikoi imazhe nga mbrëmja në rrjetet sociale, ku shkroi se kjo përfaqëson një gjeneratë të re të njerëzve të festës.

Kjo paraqitje vjen pak ditë pasi këngëtarja ndau momente familjare nga diplomimi i binjakëve të saj, Max dhe Oskar. Ajo gjithashtu publikoi detaje nga pjesëmarrja e tyre në koncertin e Ariana Grande në Los Angeles, duke ndërthurur jetën private me angazhimin profesional.

Burim: Zëri
— Redaksia ZHURMA

Si ju la ky artikull?

Bisedoni

Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.

Vazhdo në dhomën live

Të gjitha →
  1. Pse po përballet Kylie Jenner me një padi të tretë?
  2. Pse u rikthye Klodian Mihaj në Instagram?
  3. Çfarë është Biblioteka Manifesto e Dua Lipës?
  4. Kur publikohet bashkëpunimi i ri i Melindës Ademit me Bardhin?

Vazhdo leximin