Pse Korça u rendit nga revista amerikane si destinacion mesdhetar?
Revista amerikane e udhëtimeve e rendit qytetin shqiptar ndër më ekonomikët e rajonit për pushuesit e vitit 2026.
TIRANË — Korça po përmendet gjithnjë e më shpesh si një nga destinacionet më ekonomike dhe të pazbuluara për pushime në rajonin e Mesdheut gjatë vitit 2026, sipas një artikulli të revistës amerikane të udhëtimeve Islands.
Autori Robert Isenberg vlerëson kombinimin e trashëgimisë historike, mikpritjes dhe kostove të ulëta si faktorë që e pozicionojnë qytetin shqiptar në konkurrencë me oferta më të njohura spanjolle dhe italiane.
Burim: ATSH
— Redaksia ZHURMA
Bisedoni
Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.