Shqipëria dhe Ukraina lidhin marrëveshje transporti
Pse nënshkruhet tani një marrëveshje dypalëshe për udhëtarë dhe mallra?
TIRANË — Shqipëria dhe Ukraina kanë nënshkruar më 17 qershor një marrëveshje dypalëshe për transportin ndërkombëtar rrugor të udhëtarëve dhe mallrave. Në emër të Shqipërisë e ka firmosur ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, ndërsa nga ana ukrainase ka qenë zëvendësministri Serhiy Derkach.
Karakaçi bëri me dije se marrëveshja pritet të përshpejtojë aktivitetin e transportit dhe tranzitit të mallrave e pasagjerëve. Ai nënvizoi se harmonizimi me zhvillimet e fundit në kuadrin e marrëveshjes së transportit rrugor mes Bashkimit Evropian dhe Ukrainës do të kontribuojë në përmirësimin e logjistikës dhe lidhjeve tregtare ndërkombëtare.
Burim: ATSH
— Redaksia ZHURMA
Bisedoni
Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.