kosove mjedis

KRU "Prishtina" kërkon kursim uji për shkak të shtimit të konsumit

Pse po rritet presioni mbi rrjetin e ujësjellësit në kryeqytet?

KRU "Prishtina" kërkon kursim uji për shkak të shtimit të konsumit
Foto: Rajesh S Balouria / Pexels

PRISHTINË — Kompania Rajonale e Ujësjellësit "Prishtina" u ka bërë thirrje qytetarëve që të përdorin ujin në mënyrë sa më racionale. "Luteni të shmangni përdorimin e ujit të pijshëm për larjen e automjeteve, ujitjen e sipërfaqeve të mëdha bujqësore dhe gjelbëruese gjatë orëve të pikut, mbushjen e pishinave, çdo përdorim tjetër jo thelbësor" thuhet në njoftimin e KRU-së.

Nga kjo kompani pohojnë se përdorimi i kujdesshëm i ujit është përgjegjësi e përbashkët dhe ndihmon në ruajtjen e furnizimit të rregullt për të gjithë qytetarët.

Ky është njoftimi i plotë: Të nderuar qytetarë, Për shkak të rritjes së konsumit të ujit dhe nevojës për të siguruar furnizim të qëndrueshëm për të gjithë konsumatorët, ju bëjmë thirrje të përdorni ujin e pijshëm në mënyrë sa më racionale. Luteni të shmangni përdorimin e ujit të pijshëm për: Larjen e automjeteve. Ujitjen e sipërfaqeve të mëdha bujqësore dhe gjelbëruese gjatë orëve të pikut. Mbushjen e pishinave. Çdo përdorim tjetër jo thelbësor. Përdorimi i kujdesshëm i ujit është përgjegjësi e përbashkët dhe ndihmon në ruajtjen e furnizimit të rregullt për të gjithë qytetarët. Të gjitha ndërtesat shumëkatëshe, të ndërtuara 20 vjetët e fundit, duhet të kenë të vendosura pompat brenda objekteve në mënyrë që uji të arrijë në katet e larta, ngase obligim ligjor e kemi, që shtypjen e ujit ta dërgojmë në minimumi 1.5 bar ose 15 metra lartësi.

Burim: IndeksOnline, https://indeksonline.net/kru-prishtina-ben-thirrje-per-perdorim-racional-te-ujit/
— Redaksia ZHURMA

Si ju la ky artikull?

Bisedoni

Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.

Vazhdo në dhomën live

Të gjitha →
  1. Kush do të përfaqësojë Kosovën në garën evropiane të sigurisë kibernetike?
  2. Si funksiononte rrjeti i falsifikimit që sekuestroi 50 mijë euro dhe armë pa leje?
  3. FSK dhe KFOR i dhurojnë 50 kontejnerë FFK-së për futbollin e rinjve
  4. Çfarë po i zë vendin librit në kohën e TikTok-ut?

Vazhdo leximin