Ku do të kufizohet qarkullimi për Kampionatin e Kosovës në Çiklizëm?
Çfarë rrugësh duhet të evitojnë qytetarët e rajonit të Ferizajt më 24 dhe 25 qershor?
FERIZAJ — Qarkullimi do të kufizohet përkohësisht në disa segmente rrugore të rajonit të Ferizajt më 24 dhe 25 qershor (të mërkurën dhe të enjten) për shkak të Kampionatit të Kosovës në Çiklizëm 2026, njoftoi Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit. Kufizimet u referohen qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik, sidomos atyre të këtij rajoni.
Më 24 qershor, dita e parë e kampionatit do t'i kushtohet garës individuale me kronometër (ITT). Gara nis në orën 10 nga relacioni Ferizaj – HIB Petrol, Bibaj – Babush dhe zhvillohet në segmentin e autostradës “Arbër Xhaferi”, me përfundim të paraparë në orën 12. Kjo garë pjesë e aksit Ferizaj – HIB Petrol në Bibaj.
Dita e dytë, më 25 qershor, sjell garën rrugore (Road Race) me gjatësi 100 kilometra. Nisja do të bëhet në orën 10 nga Ferizaj/Bibaj në drejtim të Hanit të Elezit, për t'u kthyer më pas drejt Ferizajt dhe Trudës. Gara pritet të përfundojë rreth orës 13 në Trudë, duke përfshirë rrugët që lidhin këto vende.
Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve të respektojnë udhëzimet e Policisë së Kosovës, zyrtarëve të garës dhe sinjalizimin e vendosur përgjatë itinerarit.
Burim: Insajderi
— Redaksia ZHURMA
Bisedoni
Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.