Kurti: Posa të certifikohen rezultatet, fillojmë komunikimet menjëherë
Çfarë do të thotë certifikimi i rezultateve për formimin e qeverisë së re?
PRISHTINË — Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka deklaruar se komunikimet me partitë politike për formimin e institucioneve të reja do të fillojnë menjëherë pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të parakohshme të 7 qershorit. Komentet i bëri të martën gjatë pjesëmarrjes në edicionin e 8-të të Festivalit Multikulturor “KRAH” në Prishtinë.
"Porsa të certifikohen rezultatet, fillojmë komunikimet menjëherë", tha Kurti për gazetarët. Deklarata vjen në periudhën kur pritet përmbyllja e procedurave zgjedhore dhe certifikimi zyrtar, çka do t'i hapte rrugë konsultimeve politike për konstituimin e institucioneve.
Sipas rezultateve aktuale, KQZ-ja nuk e ka shpallur ende rezultatin përfundimtar — zëdhënësi Valmir Elezi ka sqaruar se kjo varet nga përmbyllja e procedurave ankimore. Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 53 deputetë, PDK-ja ka 22, LDK-ja 18 dhe AAK-ja 7 ulëse.
Burim: Telegrafi, https://telegrafi.com/kurti-posa-te-certifikohen-rezultatet-fillojme-komunikimet-menjehere/
— Redaksia ZHURMA
Bisedoni
Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.