maqedoni

LAMM: Rrugë të lagura, pa vonesa në pikat kufitare

Cilat seksione rrugore kërkojnë kujdes të shtuar për shkak të rrezikut nga rrëshqitjet e dheut?

LAMM: Rrugë të lagura, pa vonesa në pikat kufitare
Foto: telegrafi.com

SHKUP — Komunikacioni në rrugët shtetërore të Maqedonisë së Veriut po zhvillohet pa probleme, megjithëse rrugët janë të lagura, njofton Lidhja Auto-moto e Maqedonisë (LAMM). Intensiteti i trafikut jashtë zonave urbane është mesatar, ndërsa në pikat kufitare nuk ka vonesa të gjata as për hyrje as për dalje nga vendi.

LAMM rekomandon shpejtësi të rregulluar dhe respektimin e sinjalistikës, si dhe drejtim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen sidomos për seksionet Katllanovë-Veles, Mavrovë-Dibër-Strugë, Vinicë-Berovë dhe Koçan-Delçevë.

Burim: Telegrafi
— Redaksia ZHURMA

Si ju la ky artikull?

Bisedoni

Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.

Vazhdo në dhomën live

Të gjitha →
  1. Çfarë armësh sekuestroi policia në shtëpinë e 37-vjeçarit në Ohër?
  2. Çfarë kërkoi Mucunski në Dublin për zgjerimin e BE-së?
  3. Çfarë gjeti policia në makinën e dy të rinjve nga Miletina?
  4. MPB: Tetë denoncime për dhunë në familje në 24 orë

Vazhdo leximin