LAMM: Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa

Cilat janë akset rrugore në Maqedoninë e Veriut ku shoferët duhet të kenë kujdes të veçantë?

LAMM: Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa
Foto: Plastic Lines / Pexels

SHKUP — Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore të Maqedonisë së Veriut po zhvillohet pa pengesa dhe në kushte të mira, me rrugë të thata e intensitet mesatar të trafikut jashtë zonave urbane. Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM) njofton se në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje apo dalje.

LAMM u bën thirrje drejtuesve të automjeteve që të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes dhe të respektojnë rreptësisht sinjalistikën rrugore. Kujdesi duhet shtuar sidomos në segmentet që kalojnë nëpër lugina e rrjedha lumenjsh, ku ekziston rrezik për rrëshqitje të dheut.

Akset rrugore Katllanovë–Veles, Mavrovë–Dibër–Strugë, Vinicë–Berovë dhe Koçan–Dellçevë janë veçanërisht të rrezikuara nga shembjet e gurëve e shembjet e dheut. LAMM këshillon shoferët të lëvizin me kujdes maksimal gjatë kalimit në këto zona.

Burim: Almakos
— Redaksia ZHURMA

Si ju la ky artikull?

Bisedoni

Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.

Vazhdo në dhomën live

Të gjitha →
  1. Çfarë armësh sekuestroi policia në shtëpinë e 37-vjeçarit në Ohër?
  2. Çfarë kërkoi Mucunski në Dublin për zgjerimin e BE-së?
  3. Çfarë gjeti policia në makinën e dy të rinjve nga Miletina?
  4. MPB: Tetë denoncime për dhunë në familje në 24 orë

Vazhdo leximin