sport sport

Si jeton 'Galaktiku' Olise: pa sponsor, pa rrjete sociale?

Lojtari i parë britanik me fanellën e Francës u shfaq incognito në MetLife Stadium pas fitores kundër Senegalit — pa sponsor, pa rrjete sociale.

Si jeton 'Galaktiku' Olise: pa sponsor, pa rrjete sociale?
Foto: Oscarfan123 / Wikimedia Commons

NEW YORK — Majkëll Olise doli nga "MetLife Stadium" pas fitores kundër Senegalit pothuajse incognito: kostum, kapuç dhe çantë dore. Asnjë shfaqje, asnjë poze. Si zakonisht, u kamuflua midis ekipit — ylli i ri i Francës ka ndërtuar një imazh të rrallë në "Les Bleus": i madh në fushë, i padukshëm jashtë saj.

Olise mban katër kombësi — nigeriane nga babai, franceze dhe algjeriane nga nëna, angleze nga vendi i lindjes — por është lojtari i parë britanik që vesh fanellën e Francës. FA angleze dhe ish-trajneri Sauthgeit u përpoqën ta ndryshonin mendjen, por Olise kishte zgjedhur tashmë rrugën e U18 dhe U21 franceze.

Trajneri Didier Deshamp e ka përshkruar nga kampi stërvitor: "Majkëll ka pasur një sezon të jashtëzakonshëm, duke treguar efikasitet dhe karakter. Sot, ai është një nga lojtarët më të mirë në botë, por vëmendja mediatike nuk është gjëja e tij. Ajo që ka rëndësi për të është vendi ku dëshiron të jetojë jetën e tij."

Tieri Henri, i cili e njohu gjatë Lojërave Olimpike të Parisit, e ka thelluar profilin e tij: "Ai ka vizionin e tij për lojën dhe për jetën — kjo është arsyeja pse njerëzit ndonjëherë e kanë të vështirë ta kuptojnë jashtë fushës. Por brenda dhomës së zhveshjes është shumë komunikues dhe shaka, pavarësisht ndrojtjes."

Momenti më i papritur i naivitetit ndodhi në shtator 2024, gjatë kampit të parë stërvitor me Francën. Tradita kërkon të këndosh para shokëve — Olise bëri një kërcim rep me "Feed the Streets" të Roddy Ricch, këngë hip-hop amerikane, jo klasike franceze. Kilian Mbape dhe Eduardo Kamavinga qeshën, të befasuar nga guximi i tij.

Pavarësisht ndikimit në rritje, Olise nuk ka asnjë sponsor sportiv dhe planifikon të vazhdojë kështu. Preferon çizme "Nike" të vjetra prej dhjetë vitesh. Nuk ka as rrjete sociale — i pëlqen të jetë i lirë, pa diktime mbi rrobat apo syzet që duhet të veshë.

I gjithë formimi i tij u bë në Angli: akademia e Arsenalit (mosha 7), Çelsia (7–14 vjeç), Siti dhe Kristal Palas, ku bëri debutimin profesional. Bayern Mynih fitoi garën me Manchester United dhe Çelsin. Hapi tjetër dihet tashmë: Real Madridi e dëshiron atë.

Burim: BalkanWeb
— Redaksia ZHURMA

Si ju la ky artikull?

Bisedoni

Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.

Vazhdo në dhomën live

Të gjitha →
  1. Kur rifillon Francë–Iran pas pezullimit nga stuhia në Filadelfia?
  2. Çfarë tha Klose kur Messi i theu rekordin e tij 11-vjeçar?
  3. Pse Alvarez kërkon largim nga Atletico Madrid?
  4. Çfarë staf sjell Orges Shehi te FC Prishtina?

Vazhdo leximin