Kush kaloi provimin me shkrim të Jurisprudencës?

Ministria e Drejtësisë publikoi listën e kandidatëve që kaluan provimin e mbajtur më 13 dhe 14 qershor 2026.

Kush kaloi provimin me shkrim të Jurisprudencës?
Foto: Wikimedia Commons

PRISHTINË — Ministria e Drejtësisë ka publikuar listën e kandidatëve që kanë kaluar Provimin e Jurisprudencës me shkrim, i cili u mbajt më 13 dhe 14 qershor 2026. Lista e plotë e personave të pranuar është bërë publike përmes uebfaqes zyrtare të institucionit.

Kandidatët që mbetën në riprovim do t’i nënshtrohen provimit me gojë më 4 korrik 2026, ndërsa ata që kaluan shkrimin do të testohen në të njëjtin lokacion, në Amfiteatrin e ish-Rilindjes, gjatë periudhës nga 5 deri më 9 korrik, duke filluar nga ora 08:00.

Burim: Gazeta Express
— Redaksia ZHURMA

Si ju la ky artikull?

Bisedoni

Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.

Vazhdo në dhomën live

Të gjitha →
  1. 47-vjeçar vritet në fshatin Zlipotok
  2. Pse Bekim Haxhiu e quan 'propagandë' ligjin për sigurimet shëndetësore?
  3. Çfarë presin veteranët nga aktgjykimi i ish-krerëve të UÇK-së?
  4. Vdesin babë e bir nga goditja e rrymës në Deçan

Vazhdo leximin