MPB arreston 44-vjeçarin që dyshohet se dogji veturat para ambasadës bullgare në Shkup
Çfarë motive qëndrojnë pas sulmit me zjarr ndaj automjeteve diplomatike në kryeqytetin e Maqedonisë?
SHKUP — Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) e Maqedonisë së Veriut njofton se ka ndaluar personin e dyshuar për djegjen e dy automjeteve zyrtare para Ambasadës së Bullgarisë. Sipas njoftimit, aktivitetet intensive të SPB Shkup filluan menjëherë pas denoncimit për zjarrin sot (15.06.2026) në orën 12:13.
Personi i ndaluar është identifikuar si I.D. (44) nga Shkupi. Gjatë veprimeve hetimore, policia gjeti edhe veshjen që ai kishte veshur gjatë kryerjes së veprës. Ai është privuar nga liria dhe ndodhet në stacionin policor për procedura të mëtejshme.
Bëhet e ditur se, në koordinim me prokurorin publik, po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit. Pas përfundimit të hetimeve, ndaj të ndaluarit do të parashtrohet kallëzim penal me procedurë urgjente.
Burim: Tetova Sot
— Redaksia ZHURMA
Bisedoni
Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.